Shërbimet

Shërbime profesionale në certifikimin dhe inspektimin elektrik, në përputhje me standardet e sigurisë dhe cilësisë.

Çertifikime

TCPE Sh.p.k. është trupë certifikuese e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, e specializuar në certifikimin e personelit elektrik sipas standardit SSH EN ISO/IEC 17024:2012.

Inspektimet

TCPE Sh.p.k. është trupë inspektimi e pavarur e tipit A, e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit për kryerjen e inspektimeve sipas standardit SSH EN ISO/IEC 17020:2012.

Parimet që udhëheqin çdo certifikim

Katër shtylla mbi të cilat ndërtojmë besimin e klientëve tanë – nga analiza e parë deri te certifikimi përfundimtar.

01

Përmirësimi i Shërbimit

Vlerësojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht proceset për një shërbim më të shpejtë dhe më cilësor.

02

Analiza e Riskut

Identifikojmë rreziqet në instalimet dhe pajisjet elektrike përpara se të shndërrohen në problem.

03

Zbatimi i Standardit

Çdo inspektim dhe certifikim kryhet në përputhje të plotë me standardet ISO/IEC dhe legjislacionin në fuqi.

04

Siguria në Punë

Garantojmë mbrojtjen e punonjësve dhe ambienteve të punës përmes kontrolleve të rregullta profesionale.