Rreth Nesh

Kush jemi ne
dhe çfarë bëjmë!

Trupa “TCPE” Sh.p.k, është trupë certifikuese e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, si organizëm certifikimi personeli që certifikon personelin elektrik për përdorimin e paisjeve elektrike në përputhje me Standardin  S SH EN ISO/IEC  17024:2012 dhe trupë inspektimi e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit si organizëm inspektimi i pavarur i tipit A e cila është akredituar për të kryer inspektim sipas ISO/IEC 17020:2012 kritere të pergjithshme për funksionimin e tipave të ndryshëm te organizmave që kryejnë inspektim me OVK TI 046.

Cfarë ofrojmë për klientët tanë

Shpejtësi

Cilësi

Kompetencë

Integritet

Transparencë

BACKGROUND – I TRUPËS CERTIFIKUESE DHE INSPEKTUESE

Reputacioni dhe besueshmëria e trupës sonë bazohet edhe në cilësinë e përbërjes së saj. Stafi i kësaj trupe TCPE shpk përbëhet krejtësisht nga inxhinierë elektrikë me eksperiencë pune profesionale mbi 15 vjet.
Trupa TCPE shpk ofron shërbimin në mënyrë të paanshme duke ruajtur objektivitetin e aktivitetit të saj ndjek procedurat në mënyrë jo diskriminuese. Procedurat janë të njëjta dhe nuk varen nga madhësia, numri i shërbimeve të kërkuara për akreditim, nëse është organizëm privat apo shtetëror, sh.p.k apo sh.a, nëse organizmi është i sapo krijuar apo ka reputacionin e tij në treg.

Fusha e Akreditimit: Akreditohet si organizëm certifikimi personeli që certifikon personele elektrike dhe si organizëm inspektimi për pajisjet dhe instalimet elektrike në përputhje me:
– “Rregulloren e Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik për Impiantet, Paisjet dhe Instalimet Elektrike”, miratuar nga Ministri i Industrisë dhe Energjitikës me Nr. 3403/1 Prot. datë 30.06.2003.

– Ligjin Nr. 8734 datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës së paisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.

– Ligjin Nr.13/2013 date 14.02.2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8734, datë 01.02.2001, “Për garantimin e sigurisë së punës së paisjeve dhe instalimeve elektrike”.

– VKM 482/2020, datë 17.06.2020 për miratimin e rregullës teknike, “Për kushtet teknike dhe garantimin e sigurisë së linjave elektrike me tension të lartë mbi 1 kV”.

– VKM 483/2020, datë 17.06.2020 për miratimin e rregullës teknike, “Për kushtet teknike dhe garantimin e sigurisë së instalimeve elektrike të tensit të lartë, mbi 1 kV”.

– VKM 245/2020, datë 30.03.2016 Rregulli teknik “Për kërkesat teknike në instalimin dhe kontrollin e diapozitivit diferencial, vendosur në pajisjet, impiantet dhe instalimet elektrike” dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”.

– Trupa e çertifikimit të personelit elektrik “ TCPE” shpk është formuar në vitin 2015.

– Reputacioni dhe besueshmëria e trupës sonë bazohet edhe në cilësinë e përbërjes së saj. Stafi i kësaj trupe “ TCPE” shpk përbëhet krejtësisht nga inxhinjerë elektrikë me eksperiencë pune profesionale mbi 15 vjet.
TCPE shpk me qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të garantuar për klientët, konsumatorët dhe të gjithë përdoruesit e këtij shërbimi ka përcaktuar objektivat e cilësisë ku përfshihen:

– Zbatimin e standardit S SH EN ISO / IEC 17024 : 2012 dhe S SH EN ISO / IEC 17020 : 2012 dhe të gjithë dokumentacionin që lidhen me certifikimin dhe inspektimin në fushën elektrike.

– Rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me certifikime elektrike dhe cfarë roli kanë ata në garantimin e një shërbimi të sigurtë dhe cilësor.

– Informimi i shoqatave te konsumatorit, biznesit, institucioneve shtetërore mbi rëndësinë e përdorimit të personave të certifikuar në fushën elektrike.

– Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimit në përputhje me raportet e kënaqësisë së klientëve dhe të gjithë përdoruesve të shërbimeve tona.

Le të punojmë së bashku