TCPE, SHPK si Organ i Vlerësimit të Konformitetit, funksionon edhe si Organ Certifikimi për certifikimin e punonjësve në fusha të caktuara (të përshkruara më poshtë), me qëllim garantimin e sigurisë në punë për personin e certifikuar. Certifikimi i personave kryhet në përputhje me standardin EN ISO/IEC 17024:2012 “Vlerësimi i konformitetit- Kërkesa të përgjithshme për trupat që kryejnë çertifikim personeli “ , si dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe rregulloret teknike në fuqi, duke synuar të garantojë tregun e punës lidhur me kompetencat e personave të certifikuar.
*Për t’ju ofruar një shërbim të shpejtë dhe cilësor, dokumentacioni i plotësuar për çdo aplikant – në përputhje me kërkesat – duhet të dorëzohet para datës së testimit, ndërsa pjesëmarrja duhet të bëhet sipas orarit të parashikuar.
Ekipi ynë është gati t’ju udhëheqë hap pas hapi — nga aplikimi deri te marrja e certifikatës.